E kritikuan për dridhjen e duarve, përgjigjet Selena Gomez

Artistja Selena Gomez është kritikuar së fundmi nga fansat pasi postoi një video në TikTok.
Ajo u vëzhgua me kujdes nga ndjekësit, në videon ku ajo po tregonte rutinën e saj të grimit dhe kujdesit të lëkurës.
Në video, ajo pësoi një dridhje të lehtë të duarve, kjo bëri që ajo të merr shumë komente.
@selenagomez PSA I got most of these products free. I ain’t just rolling like that everywhere. Use any serum to take off make up before washing. It breaks it up nicely. Also use a sponge to wipe eyes to treat eyes delicately when removing make up. K I’m done pretending I know what I’m taking about.
Gomez iu përgjigj pyetjeve rreth “dridhjes së duarve” të saj duke i kujtuar audiencës se ajo ishte diagnostikuar me lupus vite më parë dhe lëkundjet janë efekti anësor i mjekimit për gjendjen e saj.
“Lol unë dridhem për shkak të mjekimit tim për lupusin”, shkroi ajo.
Përveç lupusit, Gomez ka folur hapur për çrregullimin e saj bipolar dhe se si marrja e një diagnoze e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.
/Shqip.com