Sport Ndërkombëtar

E konfirmon babai i Messit: “Po, Leo do të nënshkruajë sot me PSG”

Babai i Lionel Messit, Jorge

Babai i Leo Messit, Jorge ka konfirmuar se i biri i tij do të nënshkruajë të marten kontratën me Paris Saint-Germain, shkruan Shqip.com.

“Po, Leo do të nënshkruajë sot me Paris Saint-Germain”, ka thënë babai i yllit argjentinas, i cili njëherit është edhe agjenti i tij.

Fluturimi drejt Parisit ende nuk është realizuar, por pritet që gjatë pasdites të së martes të realizohet një gjë e tille.

Messi do të fitoi 25 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonues, e që shuma pritet të kap shifrën prej 35 milionë euro.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.

Ylli argjentinas u largua nga Barcelonas pas 21 vitesh, derisa edhe pse nënshkroi kontratën e re me katalanasit, ai nuk mund të ishte pjesë e tyre për shkak të problemeve financiare që po kalonin blaugranët./Shqip.com