Lajme

E konfirmojnë nga MSH, nesër do të shqyrtohen masat anti-COVID-19

Ilustrim

Të enjten do të mblidhet Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në vend.

Kjo pasi, në vend është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Nesër mbahet takimi i Komitetit koordinues dhe vlerësues për COVID-19 për të shqyrtuar propozimet për masa te reja. Çfarë vendoset do të bëhet e ditur për publikun kur të jenë dhënë e miratuar propozimet”, ka deklaruar Hoti.

Ambulanca për COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar dy mijë e 50 raste të reja, sipas të dhëna të MSH-së.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar për përshkallëzim të situatës epidemiologjike.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së./Shqip.com