E ka refuzuar ftesën e parë, aktori i njohur zbulon nëse do të hyjë në “BBV2”
Publikuar:
(18.11.2022 10:49:47)

“Big Brother Vip 2” do të fillojë në dhjetore – edhe pse data e lansimit nuk është bërë e ditur ende.
Një numër i madhe i artisteve janë duke u përfolur si banorë potencial.
Së fundmi, aktori Gent Hazizi, ka zbuluar gjithashtu nëse ka marrë një ftesë nga produksioni.
“Më është bërë një ofertë të “Big Brother Vip 1” por e refuzova sepse për shkak të programeve që kisha, por nuk është se kam ndonjë ftesë. Do mendohesha gjatë. Duhet të lësh shumë gjëra të tjera për të marrë pjesë në një format si “Big Brother”- tha ai.

Se kush do të jetë pjesë e kastit mbetet për tu parë.
/Shqip.com