Rozë

“E gjeta duke qarë”, Qumili tregon reagimin e gruas pasi Fifi ka dal nga Big Brother

Sevdai Radogoshi-Qumili dhe Fifi

Të enjten gjatë ditës këngëtarja e njohur, Fifi është larguar nga “Big Brother Vip”, pasi sipas saj ka nevojë që të kujdeset për vetën e saj.

Në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta nga opisioni publik, por një nga ta që u dallua ishte humoristi Sevdai Radogoshi-Qumili, i cili kishte përkrahur Fifin edhe gjatë kohës që asaj i është përkeqësuar gjendja dhe në transmetim live i ka rënë të fikët.

Ai pas daljes se Fifit nga BBV tha që është mërzitur shumë dhe që gruaja e tij kishte qarë pasi këngëtarja është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Big Brother VIP

 Qumilli tha se pasi kishte ardh në shtëpi e kishte diktuar që gruaja e tij kishte qarë.

“Ju kishin skuq sytë, kish qarë. Me tha se Fifin e kanë larguar nga aty, ajo la Big Brother”, tha humoristi në një intervistë në ATV.

Tutje, ai tha se nuk e kishte përcjell të gjithë spektaklin, por është gruaja e tij ajo që e shikon më shpeshë./SHQIP.com