E akuzuara për vrasjen e 3 vajzave të saj në Zelandë del para Gjykatës

Gruaja e akuzuar për vrasjen e tri vajzave të saj, Lauren Dickason, ka dalë para gjykatës në Zelandën e Re, transmeton Shqip.com.
Sipas mediave të huaja, ajo është paraqitur në gjykatë në mëngjesin e së shtunës në qytetin e Timarus, ndërkohë që një gjyqtar e dërgoi fillimisht atë në spital për t’i bërë një vlerësim mendor.
Policia ka bërë të ditur se Dickason akuzohet se ka vrarë tri vajzat e saj, dy prej të cilave ishin binjake 2-vjeçare dhe tjetra motra e tyre 6-vjeçare, raporton The Guardian.
“Policia dëshiron ta sigurojë komuniteti se ky ishte një incident tragjik i izoluar, dhe ne nuk jemi në kërkim të ndonjë të dyshuari tjetër”, ka bërë të ditur Policia përmes një deklarate të premten.
Kurse, seanca e radhës ndaj të dyshuarës Dickason është caktuar të mbahet më 5 tetor.
Ndryshe, javën e kaluar, familja e saj kishte shkuar në një qytet të Zelandës së Re, dhe ishin larguar nga izolimi i detyruar dyjavor./Shqip.com