Dyshohet se u dhunua një grua në Prizren
Publikuar:
(22.12.2022 08:46:04)

Një grua dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe është dhunuar nga një burrë në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar viktimën femër”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
/Shqip.com