Dyshohet se u dhunua një grua në Istog
Publikuar:
(23.11.2022 08:40:40)

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për një rast dhunimi në Istog.
Sipas PK-së, viktima femër ka deklaruar se para një muaji është dhunuar nga një burrë.
“Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas PK-së, lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.
/Shqip.com