Dyshohet se dhunoi një të mitur në motel, arrestohet burri nga Mitrovica
Publikuar:
(05.06.2022 08:57:59)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar një vajzë të mitur në një motel.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./SHQIP.com