Lajme

Dyshohet për shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Fushë Kosovë, të hënën rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Lajmin për Gazetën Shqip.com e ka konfirmuar zyra për komunikim e Policisë së Kosovës, në njoftimin e të cilës thuhet se ky shpërthim ka ndodhur në rrugën “Shefki Kuleta”, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën ‘Shefki Kuleta’ në Fushë Kosovë”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet më tej në njoftim.

Fotografi nga vendi i ngjarjes

Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse. /Shqip.com