Dyshime për përdhunim në pallatin presidencial, Franca nis hetimet

Prokurorët francezë kanë hapur hetim lidhur me një rast të përdhunimit që dyshohet se ka ndodhur në pallatin presidencial në Paris.
Mediat lokale raportojnë se një ushtare femër ka thënë se është sulmuar seksualisht në pallatin Élysée në korrik – kur po mbahej një event.
Presidenti Emmanuel Macron kishte marrë pjesë në këtë ngjarje që po mbahej për stafin i cili po largohej nga pallati, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.
:quality(70):focal(2875x2318:2885x2328)/cloudfront-eu-central-1.images.arcpublishing.com/liberation/AFV2DKZ6XVDAZAS2BLC3QV6G34.jpg)
I akuzuari – gjithashtu ushtar – është marrë në pyetje, por ende nuk është akuzuar zyrtarisht, thonë raportet.
Gazeta Libération raportoi për herë të parë akuzën të premten.
Si viktima e supozuar ashtu edhe sulmuesi i akuzuar thuhet se punonin në një zyrë të personelit të sigurisë së lartë në ndërtesë dhe Libération tha se njiheshin me njëri-tjetrin.
Një zyrtar presidencial i tha agjencisë së lajmeve AFP se “sapo autoritetet ishin në dijeni të këtyre pretendimeve, menjëherë u morën masa” për të mbështetur viktimën e supozuar.
Si ajo ashtu edhe i akuzuari janë transferuar në detyra të tjera, ka njoftuar pallati./SHQIP.com