Dy të vdekur dhe 331 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(08.08.2022 12:12:38)

Dy qytetarë kanë humbur betejën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ndërsa, nga 1125 testime të kryera, prej tyre vetëm 331 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 918 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 250 mijë e 471.
Në nivel vendi janë shtatë mijë e 399 raste aktive me COVID-19./Shqip.com