Lajme

Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Pejë, policia jep detaje

Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes dy veturave në magjistralen Gjakovë-Pejë, në fshatin Hereq.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

 “Ka ndodhur një aksident mes dy veturave në aksin rrugorë Gjakovë-Pejë në fshatin Hereq. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve iu është dhënë ndihma mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gjurkaj.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e aksidentit dhe janë duke u marrë me rastin./Shqip.com