Dy shpërthime me tritol në Tiranë

Dy shpërthime me tritol janë raportuar në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të banesës së shtetasit Ardjan Ahmetaj në rrugët “3 Dëshmorët”, pa shkaktuar dëme.
Ndërsa, një tjetër sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në para banesës së shtetasit Mark Zmalaj në rrugën “Kujtesa” në Kamzë. Për pasojë, është dëmtuar porta e banesës.
Siç raporton eurones.al, ky shtetas është një emigrant në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri për pushime. Sa i takon hetimeve të policisë, nuk ka ende persona të dyshuar, por mendohet që këto ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Situata e shpërthimeve me tritol në vend gjatë këtij viti është në nivele shqetësuese, pasi ky është rasti i 25-të./Shqip.com