Dy persona theren me thikë në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Dy persona janë lënduar pas therjes me thikë në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë)”, tha Borovci për SHQIP.com.

Borovci shtoi se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.
Ndërsa personi i cili dyshohet të jetë implikuar në rast është shoqëruar për në stacionin policor.
Ndërkohë që policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit./Shqip.com