Dy persona të armatosur vjedhin kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”

Sipas Policisë së Kosovës, dy persona të armatosur dyshohet se kanë vjedhë kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 03:00.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar rastin duke potencuar se pas kryerjes së veprës të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.

Borovci gjithashtu ka thënë se policia ka iniciuar një hetim për me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të rastit./Shqip.com