Lajme

Dy kosovarë në mesin e të kthyerve nga Siria

Operacioni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë

Dy shtetas te Kosovës janë kthyer nga Siria, falë bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministria i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se ky bashkëpunim ka qenë vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019.

“Jemi të lumtur që jemi shtet lider global në luftën kundër terrorizmit duke zbatuar kështu me përgjegjësi të lartë obligimet tona si shtet anëtar i Koalicionit Global kundër ISIS. Si institucione do të jemi në gjendje gatishmërie në çdo kohë dhe do të angazhohemi maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve tanë por gjithmonë duke pasur parasysh që çdo veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dënohet sipas masave që përcaktohen nga ligjet”, ka shkruar Sveçla.

Operacioni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë për kthimin e shqiptarëve nga Siria

Ai gjithashtu bërë të ditur se duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij procesi, ka kërkuar mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre.

Lexo edhe:
Shqipëria dhe Kosova me operacion të përbashkët, kthejnë 13 shqiptarë nga Siria

Shtetasit shqiptarë u pritën nga ministri i Punëve Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Shqiptarët e kthyer nga Siria