Dy ish-konkurrentët e emisioneve të dashurisë, pjesë e Big Brother VIP Kosova
Publikuar:
(05.12.2022 21:49:54)

Spektakli Big Brother VIP Kosova, ka nisur të hënën.
Minuta më parë moderatorët e spektaklit kanë prezantuar banorët e shtëpisë.
Nga kanditatët do të jenë edhe Andi Artani nga Kosova dhe Vivien Thano, nga Tirana.
Vivien Thano ishte pjesë e “Love Story” dhe Andi Artani pjesë e “Për’puthen”.
Andi Artani tha se po hyn në shtëpinë e BBVK më single se kurrë.
Big Brother VIP Kosova ka startuar për herë të parë këtë vit dhe do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Qëndrimi i banorëve në shtëpi është planifikuar të jetë 100 ditë.
Ndërkaq, në programe të veçanta në kuadër të BBVK përfshihen “prime” të hënave e të premteve.
Ndërsa, në Shqipëri edicioni i dytë pritet të fillojë shumë shpejt.
/Shqip.com