Dy artistë shqiptarë të nominuar në MTV EMA, garojnë në të njëjtën kategori

Në tregun e muzikës ndërkombëtare po shtohen secilën herë e më shumë artistë nga Kosova e Shqipëria, duke konkurruar për krahë me artistët me të njohur.
Një sukses të radhës ndërkombëtar e kanë shënuar edhe reperja Loredana dhe këngëtari, Gjon Muharremaj, të cilët janë nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze “MTV Europe Music Awards 2021”.
Loredana dhe Gjoni janë nominuar në të njëjtën kategori.
Ata garojnë së bashku për çmimin “Performuesit më të mirë zviceranë”.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Loredana në llogarinë e saj në Instagram, ku ka kërkuar fotografi nga personat që e kanë votuar.
“A keni votuar tashmë? Më dërgoni fotografinë”, ka shkruar këngëtarja nga Ferizaj.
Ndërkohë, edhe Gjoni në anën tjetër ishte i lumtur kur kuptoi për nominimin në garën e madhe muzikore.

“O Zot, faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Shkoni dhe votoni për mua”, ka shkruar ai.
“MTV EMA 2021” këtë vit do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sport Arena të Hungarisë./SHQIP.com