Duplex i premton nga 10 mijë euro në muaj për FSK-në pasi u hoqën masat
Publikuar:
(01.03.2022 21:52:30)

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hiqet ora policor, të hapen klubet e natës dhe të mbahen ahengjet familjare.
Këto vendime Qeveria e Kosovës i ka marrë në mbledhen e 66-të të mbajtur.
Këtij vendimi i janë gëzuar gastronomet më së shumti, ku pronari i Duplex, Ardian Hoxha ka marrë vendim që të dhurojë nga 10 mijë euro çdo muaj në Fondin e Sigurisë.
“Si falënderim për lirimin masave do të dhurojmë çdo muaj nga 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe sot, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore./SHQIP.com