Dugolli: Nuk do të guxoja të kaloja kurrë nëpër territorin e Serbisë
Publikuar:
(08.01.2024 18:51:59)

I ftuar në emisionin Frontal në T7, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli, ka komentuar arrestimin e ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dugolli ka pohuar të njëjtë si ish-ushtari Hasan Dakaj, para një kohe ishte arrestuar edhe vëllai i tij.
I pyetur nëse vet deputeti do të kalonte nëpër territorin e Serbisë për të kaluar jashtë Kosovës, e ka mohuar kategorikisht, “nuk do ta qes këmbën andej. Nuk do të guxoja të kaloja kurrë nëpër territorin e Serbisë për shkak të kaluarës”.
Mes tjerash, Dugolli ka folur edhe për Asociacionin.
/Shqip.com