Duda Balje: Një grua që është dhunuar seksualisht gjatë luftës e njeh dhunuesin, punon polic në PK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje së fundmi ka treguar një histori prekëse të një gruaje që ka përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Balje ka thënë se viktima e dhunës seksuale ka treguar se e njeh dhunuesin dhe se i dyshuari është pjesëtar aktiv i Policisë së Kosovës dhe se jeton në Graçanicë.
“Dua të ndajë një moment me ju që e kam përjetuar para një viti. Ka qenë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut një grua që ka përjetuar dhunë seksuale në kohën e luftës në Kosovë. E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”, ka treguar deputetja në Oxygen.

Më tej, deputetja ka sqaruar se ka caktuar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe me viktimën e dhunës, për të identifikuar personin dhe për të marrë masa ndaj tij.
Por që, viktima e dhunës seksuale ka deklaruar se “nuk është e ende gati për të folur për këtë çështje”./Shqip.com