Rozë Ndërkombëtar

Dua Lipa transformohet në bionde, shkëlqen në “Grammy Awards 2022”

Më 3 prill është mbajtur mbrëmja më e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës “Grammy Awards 2022”.

Nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila mahniti të gjithë me transformimin e saj të ri duke u shfaq nga zeshkane në bionde.

Dua Lipa- “Grammy Awards 2022”

Ajo po ashtu u shfaq me fustan të ngjashëm me Megan Thee Stallion ashtu siç kishin bërë dikur Whitney dhe Mariah Carey.

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion në “Grammy Awards 2022”

Theksojmë se komediani Trevor Noah ishte nikoqir i eventit.

Dua Lipa- “Grammy Awards 2022”

Nata më e madhe e muzikës vlerësoi regjistrimet, kompozimet dhe artistët më të mirë të vitit, të llogaritur nga 1 shtatori i vitit 2020 deri më 30 shtator 2021.

Përndryshe, ceremonia e 64-të vjetore e Çmimeve Grammy u mbajt në MGM Grand Garden Arena, në Las Vegas./Shqip.com