Dua Lipa elektrizon Tiranën
Publikuar:
(28.11.2022 22:27:10)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka elektrizuar Tiranën mbrëmjen e sotme.
Momentalisht në sheshin “Skënderbeu” ajo po mban koncertin e saj për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Dua t’ju them faleminderit, ju dua shumë. Dhe ajo që dua t’ju them është të kaloni sa më bukur, kështu që të festojmë së bashku. Gëzua Ditën e Pavarësisë!”, tha Dua Lipa para një publiku të madh.

Po ashtu pjesëmarrës në këtë koncert ka qenë edhe artisja nga Shqipëria, Elvana Gjata.
/Shqip.com