Dua Lipa për “Vogue” në shqip tregon shprehjen më të përdorur në shtëpinë e saj

Vogue Magazine ka traditë që të intervistojë yjet më të mëdha të Hollywood-it, me një video të shkurtër të publikuar në kanalin e tyre zyrtar në YouTube.
E së fundmi, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte e ftuar në “Vogue” në rubrikën ‘73 pyetje me Dua Lipën’.
Dua foli për shumë gjëra rreth saj, sukseset, fillimet e karrierës, këngën e parë që shkroi, albumin e saj, gjërat që mësoi nga shpërngulja në Londër pas Kosovës, si dhe shumë gjëra të padëgjuara rreth saj.
Si gjithnjë që nuk harron të flasë për vendin e saj, Dua Lipa edhe kësaj radhe e bëri të njëjtën gjë, duke thënë një fjali në shqip para intervistuesit të saj.

“Çka ka me hangër”, është shprehur në shqip këngëtarja cila gjithashtu tha se nëna e saj është një kuzhiniere e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.
Ajo po ashtu përmendi dhe turin botëror që është duke e zhvilluar e se sa e kënaqur është me suksesin e saj dhe fansat e dedikuar. /SHQIP.com