Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi
Publikuar:
(28.04.2022 20:45:13)

Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministri i 43-të i Malit të Zi.
Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje, u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.
Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin e mandatarit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa tre deputetë të SD-së ishin kundër, shkruan Vijesti.
Qeveria e Abazoviq përbëhet nga 18 ministra. prej tyre, tre janë shqiptarë./Shqip.com