Dritan Abazoviq kërcënohet me vdekje, kërkon mbrojtje nga policia

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kërkuar nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviq.
Abazoviq ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiq, drejtorin e Administratës së Policisë Zoran Brđanin dhe drejtorin e ANB Sava Kentera për informacionet që pretendon se i merr, raporton Vijesti.
Ai, për median malazeze tha se u ka kërkuar që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me Petar Lazoviqin dhe babain e tij Zoran, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e synojnë atë si fajtorin kryesor për arrestimin dhe po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.

“Por nuk ka asnjë skenar në të cilin “dora e drejtësisë” do të ndalet. Përkundrazi, përpjekjet për sabotim, tonet ekstremiste, gjuha e urrejtjes apo kërcënimet janë të kota. E di që kjo shkakton zhgënjim për shumë njerëz, por ne kemi treguar se Mali i Zi po ecën në rrugën e lirisë dhe nuk ka vend për kartelet e drogës, kontrabandistët e cigareve apo elitën e korruptuar”, tha Abazoviq.
Kryeministri nuk ka dashur që “Vijesti” të saktësojë se kush nga rrethi i Lazoviqit e ka në shënjestër, duke e mbajtur si përgjegjës për arrestimin e “Juniorit”, por ai nuk po merr asnjë kërcënim.
Gjithashtu, ai theksoi se nuk ka “asnjë arsye për të mos u besuar njerëzve” që e kanë informuar për këtë./Shqip.com