Dren Abazi do të performojë në “Sunny Hill” në Tiranë
Publikuar:
(11.08.2022 16:15:15)

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet për herë të parë edhe në Tiranë, më datat 26, 27 dhe 28 gusht.
“Sunny Hill”, ka filluar publikimin e artistëve që do të përformojnë në Tiranë.
Pas reperit “Fedezit”, këngëtari i radhës që do të performojë aty është edhe Dren Abazi.
“Jemi shumë të emocionuar pasi Dren Abazi bashkohet me Sunny Hill për të na lënë të mahnitur me meloditë e tij autentike dhe energjinë xhaz”, thuhet në njoftim.
“Sunny Hill” do të mbahet te Liqeni artificial në Tiranë.