Sport Shqiptar

Drejtësinë në miqësoren Shqipëri – Itali e ndan gjyqtari nga Kosova  

Një tjetër sukses i madh në karrierë po vjen për gjyqtarin e mirënjohur, Genc Nuza.

Burime të Demokracia.com mësojnë se Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën miqësore Shqipëri – Italia që luhet me 16 nëntor në “Air Albania” në Tiranë.

Kampionët në fuqi të Evropës zbresin në Tiranë me yjet e futbollit, dhe sigurisht që ndarja e drejtësisë në këtë takim do të jetë një privilegj dhe sukses historik për Nuzën, pasi asnjë gjyqtar kosovar më parë nuk i ka referuar kampionëve të Evropës në fuqi.

Nuza do të ndihmohet nga dy asistentët kosovarë, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj të cilët njihen si një treshe shumë e suksesshme në gjitha ndeshjet ndërkombëtare që kanë referuar deri tash.

/Shqip.com