Lajme

Drejt përfundimit/ Rama publikon pamjet e urës së madhe të Kukësit mbi Drin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ura e madhe mbi lumin Drin, në Kukës.

Punimet te ura po shkojnë drejt fundit, ndërsa po hidhen shtresat asfaltike, për të qenë gati për automjetet në muajin qershor.

Nga kjo video e publikuar nga kryeministri Edi Rama, ura e re e Kukësit ka marrë pamjen e një vepre madhështore.

Ura e Kukësit është një prej veprave në të rëndësishme të Rrugës së Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën në më pak se tre orë.

Postimi i Ramës:

Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin😍

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030🇦🇱

/Shqip.com