Drecun: Kosova ndaloi kriptovalutat për të ndërhyrë në veri
Publikuar:
(05.01.2022 14:36:03)

Për kryetarin e Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun – ndalimi i kriptovalutave nga Qeveria e Kosovës e ka një qëllim.
Pa afruar fakte, Drecun ka thënë se qëllimi është “ndërhyrja e Njësiteve Speciale në Veri të Kosovës”.
Këtë komente, Drecun i tha për Radio Televizionin e Serbisë.
Madje, ka theksuar se serbëve “i është shtuar frika”.
Duke supozuar se “Kosova do të ndërmarrë aksione në veri”.

Të hënën, Ministria e Ekonomisë ndaloi prodhimin e kriptovalutave.
Kjo me qëllim që të kursehet energjia energjetike; në kohën kur krizë për rrymë ka. /SHQIP.COM