Dori Camaj / S’asht ma behar
Publikuar:
(28.10.2023 11:35:16)

S’ASHT MA BEHAR
S’asht ma behar,
për me u dasht na t’dy…
Nuk vjen er’ det,
e gjith’ çka n’ran kem shkrue
shkoi e u struk
përfun brigjesh…
S’len vala
me i tret syt’ dikun larg,
e as t’terun
nan flok me i shque…
Limani veshun n’kapota velash,
si nuse dimni
qi n’koh t’pa koh
darsmën duhet me e krye,
s’pret ma rreze dielli
si krushq t’orës bardh…
Krejt çka mbet
asht nji korac idhnake,
qi dashurue asht
n’buz t’shkambit,
e n’bark t’saj,
deti ka shti tinëz,
pëshprima nimfash…
E dimni,
e bani kersh
torbën teme
t’vogël si koraca,
qi n’bark t’saj
mban nji oqean…
/Shqip.com