Lajme

Donika Gërvallës i ndalohet hyrja në Serbi

Kryediplomatja, Donika Gërvalla.

Donika Gërvalla, ministres së Punëve të Jashtme – nuk është i lejuar hyrja në Luginën e Preshëvës.

Këtë, Ministria e Punëve të Jashtme në një përgjigje për SHQIP.COM, thotë se “është lojë e autoriteteve të Beogradit”.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në përgjigje.

Javë më mirë, Beogradi njëjtë kishte vepruar edhe me një numër ministrash nga Qeveria Kurti.

Kjo kishte ngjallur reagimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit që të lejojnë këto vizita.

Në anën tjetër, Beogradi ankohet se Prishtina po i refuzon vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Ekziston marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për liri të lëvizjes. /SHQIP.COM