Rozë

Donaldi Veshaj në Prekaz, dorëzon portretin e Adem Jasharit te familja e Komandantit Legjendar

Donald Veshaj në Prekaz

Ish-konkurrenti i shtëpisë së famshëm “Big Brother”, Donald Veshaj, i ka dhuruar familjes së Jasharajve, portretin e Adem Jasharit.

Këtë portret, Donaldi, e kishte realizuar gjatë qëndrimit në shtëpi, saktësisht për nderë të 17 shkurtit.

Përmes disa fotografive të shpërndara në Istagram, Donaldi shihet në shoqërinë e binjakut të tij, Romeos, të cilët u mirëpritën nga familja e Jasharëve.

Në këtë rast, Donaldi ka takuar edhe ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, së bashku me familjarët e tjerë.

“Bac u kry! Përjetësisht mirënjohës familjes Jashari”, ka shkruar Donaldi.

Ndërkohë, Bekim Jashari,  ka falënderuar Doanldin për vizitën, teksa u shpreh se piktura do të ruhet në muzeun e kompleksin “Adem Jashari”.

“Me shumë kënaqësi, bashkë me Hamëzen e ri pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, familjen Veshaj nga Vlora, ku artisti dhe piktori i njohur Donald Veshaj, na e dorëzoi portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, të punuar në nderim të jetës dhe luftës së tij heroike”, ka shkuar Jashari në Facebook.

Gjithashtu, aktori për nderë të 28 nëntorit, kishte vizatuar portretin e Ismail Qemailit, i cili u shit në ankand dhe paratë e fituara shkuan për bamirësi./Shqip.com