“Donaldi nuk heq dorë nga Bora”, Paloma zbulon të pathënat

Ish-çifti, Bora Zemani dhe Donald Veshaj po vazhdojnë që të komentohen në media.
Së fundmi Rudina Demneri apo e njohur ndryshe si Paloma e Big Brother, ka treguar histori të ndryshme të jetës së saj, madje ka marrë dhe një surprizë nga bashkëshorti, i cili u shfaq në intervistë dhe e puthi në buzë papritur.

Ajo ka komentuar raportin e Donaldin me Bora Zemanin ku ka thënë së mendon që aktori nuk mund të heq dorë lehtë nga ajo.
“Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’. Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë”, ka deklaruar ajo në emisionin “Glamour Zone”.
Ndryshe mbrëmë ka pasur disa debate në mes të Beatrixit dhe Donaldit./SHQIP.com