Rozë

Donaldi i bën dedikim Borës, reagon Trixa

Nuk është një sekret tashmë që muza e frymëzimit të aktorit Donald Veshaj është Bora Zemani. Moderatori duket se e ka marrë seriozisht rrugën e muzikës ku përveç koncerteve po punon edhe në projekte të reja.

Siç është ky i fundit që pritet të lançohet së shpejti.

Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi ka ngacmuar fansat duke shkruar një rrjesht nga kënga e re.

“Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Veshajt që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.

Kaq mjaftoi që fansat e Beatrix Ramosajt të shpërthejnë në komente ndaj tij duke e akuzuar aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që iu dedikua pikërisht atij.

Dhe më në fund ka ardhur edhe reagimi i vetë këngëtares, e cila duket se është plotësisht dakord me fansat e saj.

Në një status në Twitter, të publikuar pas postimit të Donaldit, Beatrix shkruan: “Do pak sultjash/hashure se është recetë origjinale të paktën”, shoqëruar me dy emoji.

Menjëherë fansat e saj e lidhën këtë status me postimin e Donald Veshajt.

Disa e kritikojnë këngëtaren për reagimin që bëri ndaj këngës së Donaldit dedikuar Borës, ndërsa të tjerë e këshillojnë që të ecë përpara dhe të injorojë gjithçka që ka lidhje me ta.

Gjithashtu Beatrix ka publikuar edhe në Instagram një fragment nga filmi i vjetër shqiptar “Dy herë mat”: “Shumë bukur, shumë origjinale”.

Sakaq kujtojmë që Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit. Ata treguan në rrjetet sociale se ndodhen në jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë./Shqip.com