Donald Veshaj ia thotë hapur Borës: Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë
Publikuar:
(03.08.2022 22:13:00)

Historia e Donald Veshajt me Bora Zemanin është nga ato që nuk harrohen kurrë.
Kjo pasi që pas një ndarje disa muajshe çifti kanë gjetur sërish rrugën për tek zemra e njëri-tjetrit, pavarësisht historisë së aktorit Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother Vip.
Së fundmi, Donald Veshaj ka paralajmëruar këngën e tij më të re, i cili ka publikuar në Instagramin e tij disa foto të reja ku shfaqet në det, krahas së cilave ka shkruar një varg nga teksti.

“Te kuptoj me mire me sy se me fjale…”, janë fjalët e Donaldit që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.
Sakaq, të gjithë janë shprehur entuziastë duke u shprehur se mezi po e presin ta shohin klipin e ri./Shqip.com
A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)