Don Xhoni në lidhje me modelen ruse?

Reperi i njohur nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur si Don Xhoni ka arritur famë edhe jashtë kufijve shqiptar.
Kjo pasi shumë fansa të tij vazhdojnë që të kenë interes për të e veçanërisht vajzat që tregojnë ‘çmenduri’ ndaj reperit.
E që një kohë të gjatë, modelja ruse, Ariana Lirey, e ndjek reperin madje ajo ka bërë tatuazh portretin e tij në kraharorin e saj.

Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, teksa në mbishkrim ka shënuar ‘Mrs Isufi’ duke lënë të nënkuptohet që diçka është duke ndodhur.
Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i reperit që të shpërndajë të njëjtën fotografi me mbishkrim në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa në fotografi ka komentuar “Babushka”, derisa kjo e fundit i ka thënë në gjuhën shqipe” Ti je jeta ime”.

Në fund ajo ka publikuar një fotografi në ‘InstaStory’ me unazë, për të cilën ndjekësit kanë aluduar se reperi nga Drenica është fejuar me modelen ruse.
Së çfarë po ndodhë në mes dyshes mbetët të shihët./SHQIP.com
