Rozë

Don Xhoni “i zhytur” në luks, një xhaketë e tij kushton 3 mijë e 200 Euro

Reperi, Don Xhon

Don Xhon reperi nga Drenica fillimet e tij i ka në kohën e pandemisë, ku promovimi te Meriton Mjekiqi bëri bujë të madhe në media.

Ai për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur të sjellë hite të ndryshme dhe të arrijë përfitime të mëdha, gjë që po e tregon edhe jeta luksoze që ai është duke e bërë.

Së fundmi faqja ‘Closet Shqip’ ka publikuar një fotografi të reperit me xhaketën e markës ‘Gucci’, e cila arrin vlerën prej tre mijë e 200 euro.

Don Xhoni hitin e fundit e ka publikuar në bashkëpunim me reperen e njohur Loredana Zefi.

Kënga që dy javë nga lansimi ka marrë mbi 7.1 milionë klikime në platformën Youtube.

Ndryshe, reperi ka treguar se është në përgatitje të një projekti tjetër që do të vijë para viti të ri./SHQIP.com