Don Xhoni e përfshiu në këngën e re “Hala”, reagon ish e dashura ruse
Publikuar:
(01.10.2022 21:36:08)

Don Xhoni tashmë ka publikuar projektin më të ri bashkëpunim me Era Istrefin.
Kënga e titulluar “Hale” tashmë numëron miliona klikime duke u ngritur në top listat shqiptare.
E një nga frazat e kësaj këngë është edhe pjesa ku reperi iu referohet Erës “Është e bukur si ruse”.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe ish-e dashura ruse, Ariana Lirey, e cila është pyetur nga një ndjekës se a e ka dëgjuar këngën e Don Xhonit dhe për etiketimin që kishte bërë.
“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës zeshkania iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.

Ndryshe, dyshja ka disa muaj që janë ndarë./SHQIP.com