Lajme

Don Lush Gjergji: Kemi nevojë për më shumë vlera dhe virtyte

Don Lush Gjergji per Kurban Bajram te Myftiu Naim Ternava

Myftiu, Naim Tërnava, për festën e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës ka pritur përfaqësuesin e Ipeshkvisë të Kosovës, Don Lush Gjergjin.

Don Lush Gjergji uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën.

“Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, tha ai.

Falja e namazit të Kurban Bajramit

Pas faljes së namazit të sabahut dhe atij të Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert dhe po pret mysafirë në ditën e parë të kësaj feste./Shqip.com