DokuFest shënon ditën e të drejtave të njeriut

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kinemaja DokuKino do të bëjë shfaqjen e një filmi.
10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me ç’rast kinemaja DokuKino, do të bëjë shfaqjen e një filmi nga ora 19:00.
“Për të shënuar këtë ditë, DokuFest po shfaq Palestinën e Vogël – Ditari i një Rrethimi teksa ne respektojmë Muajin Universal të të Drejtave të Njeriut. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut na fuqizon të gjithëve. Ne mund të ndërmarrim veprime në jetën tonë të përditshme, për të mbrojtur të drejtat që na mbrojnë të gjithëve dhe në këtë mënyrë promovojnë lidhjet farefisnore të të gjitha qenieve njerëzore”, thuhet në njoftimin e DokuFest.
Tutje, në njoftim thuhet se “Little Palestine (Diary of a siege)” është një film që ndjek fatin e civilëve gjatë rrethimeve brutale, të imponuara nga regjimi sirian, që ndodhën në vazhdën e betejave./SHQIP.COM
