DokuFest përzgjidhet në mesin e ‘Festivaleve më të mira në botë’

Festivali i filmit dokumentar dhe atij të shkurtë, ‘DokuFest’ është përzgjedhur në mesin e festivaleve më të mira në botë sipas MovieMaker Magazine.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e këtij festivali në Facebook.
“Dëgjo, dëgjo… DokuFest, një nga festivalet më të mirë të filmave të shkurtër në botë sipas MovieMaker Magazine. Faleminderit të gjithë vullnetarëve, stafit dhe miqve tanë në mbarë botën për sjelljen e një atmosfere kaq pozitive në Prizren çdo gusht”, është shkruar në njoftim.
Vlersimi është bërë nga regjisori, Anderson Matthew dhe producenti, Katie White së bashku me një panel kineastësh dhe producentësh të tjerë.
Dokufest përndryshe sivjet festoi edicionin jubilar, atë të 20-të të Festivalit me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme.
Ceremonia e hapjes u pasua me shfaqjen e filmit francez “Les Sorcières de l’Orient” nga Julien Faraut, France.

Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19./SHQIP.com