Kulturë Kino

DokuFest i bashkohet festivalit dhe tregut të filmit numër një në botë

DokuFest ju ka bashkuar festivalit dhe tregut të filmit numër një në botë.

Festival i Filmit të metrazhit të shkurtër, ka njoftuar për partneritetin me Cannes Docs në tregun e Marche du film në Festivalin e Kanës.

“Me shumë entuziazëm ju njoftojmë për partneritetin tonë me Cannes Docs në tregun e Marché du Film të festivalit të Festival de Cannes”, thuhet në njoftimin e DokuFest.

Sipas njoftimit, Festival i Kanës, ofron një hapësirë dhe program të posaçëm të eventeve për të gjithë profesionistët e filmave dokumentar, si krijuesit e filmave e po ashtu edhe vendimmarrësit e industrisë.

DokuFest, Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, është festivali më i madh i filmit në Kosovë.