Kulturë Kino

“DokuFest” hap thirrjen për filmat që do të shfaqen në edicionin e 22-të

“DokuFest”, qysh tash ka filluar përgatitjet për edicionin e 22-të.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit DokuFest, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se është hapur thirrja për filmat në edicionin e vitit të ardhshëm.

“Dokufest tani po pranon aplikimet për filmat për edicionin tonë të 22-të, i cili do të zhvillohet në datat 4-12 gusht 2023”, thuhet në njoftim.

Këtë vit DokuFest, u mbajt në gusht, ku me temën “Si të mbijetjojmë”, festivali ishte aktiv për 9 netë rresht duke shfaqur filma të ndryshëm të metrazhit të shkurtër.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofroi një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore.

/Shqip.com