Ekonomi

Dogana shënon rekord, mbledh 700 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës sot ka thyer një rekord duke tejkaluar 700 milionë euro të hyra, njofton Shqip.com.

Kjo paraqet herën e parë që arrihet kjo shifër në mbledhjen e të hyrave.

Sipas njoftimit të Doganës, tejkalimi i 700-milionëshit për këtë periudhë të vitit paraqet rritje të madhe krahasuar me vitin e shkuar.

“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30 % më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Larg nga rekordi i sotëm, të hyrat e vitit paraprak kanë shënuar një shumë prej rreth 545 milionë euro. /Shqip.com