Dogana konfiskon 500 mijë cigare të kontrabanduara
Publikuar:
(19.03.2022 17:01:58)

Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet i cili ishte duke transportuar cigare të kontrabanduara në sasi prej 50 pakove ose 500 mijë cigare.
Automjeti është ndaluar në magjistralen Aeroport-Prishtinë nga Njësiti Antikonrabandë i Doganës së Kosovës.
Taksa e shmangur në këtë rast është 32 mijë euro.

I dyshuari është ndaluar edhe me urdhër të prokurorit është duke intervistuar.
Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër kontrabandimi të mallrave.
Ndërkaq një aksion kundër mashtrimit doganor është zhvilluar të premten ku janë arrestuar tre menaxherë të bizneseve private të cilët dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. /Shqip.com