Dodë Gjergji: Shqiptarët e dy besimeve agjëruan këtë muaj

Selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës e ka vizituar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, i cili ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Ai deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim e unitet.
“Këtë muaj kemi agjëruar të gjithë sepse kemi pasur edhe festën e Pashkëve, edhe festën e Bajramit kështu që besoj të gjithë populli është me uratë, me lutje dhe me agjërim dhe të kemi mundësi të jetojmë në paqe, dashuri, mirëkuptim, në pajtim, në falje dhe në unitet siç ka thënë myftiu Tërnava në fjalën e tij të Bajramit”, deklaroi Gjergji.
Pas ceremonisë së faljes së Bajramit të Madh, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert për të pritur mysafirë.
/Shqip.com