Lajme

Docherty: Hapat e radhës për implementimin e planit evropian janë vendimtar

Ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Leon Docherty ka reaguar pas takimit të fundit midis Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar ditën e Hënë.

Docherty ka thënë se hapat e radhës për implementimin e planit evropian janë vendimtar.

“Mirëpres përparimin në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Hapat e ardhshëm për të rënë dakord për një plan zbatimi do të jenë vendimtare – dhe udhëheqja dhe fleksibiliteti janë çelësi i një rezultati pozitiv. Britania e Madhe mbështet plotësisht këtë proces”, ka thënë Docherty.

Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet në Maqedoninë e Veriut me 18 mars.

/Shqip.com