“Do të kap për fyti”, publikohet video kur profesoresha në Tetovë e kërcënon studentin

Ditë më parë në mediat shqiptare qarkulluan lajme se këngëtarja dhe profesoresha Besiana Mehmedi po akuzohet nga studentët e Fakultetit të Arteve për sjellje jo etike, dhe kërcënuese ndaj studentëve, të cilët organizuan një protestë.
Ndonëse përmes një statusi në facebook ajo hodhi poshtë këto akuza, sot i është publikuar video me njërin nga studentët, ku Besiana e kërcënon me shprehjen “do të kap për fyti”.
Në video dëgjohet se Mehmedi debaton me Ardin, student, derisa i kërkon edhe të largohet nga salla.
Mirëpo, ‘drama’ nuk përfundon me kaq, pasi edhe jashtë sallës vazhdojnë të bërtiturat.
“Do të kap për fyti… Dil përjashta”, i thotë Mehmedi Ardit.
Pas kësaj ndodhie, Dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me profesor tjetër./Shqip.com